U shkarkua nga detyra pasi u mor i pandehur nga SPAK dhe GJKKO! Fatos Tushe çon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin si kryebashkiak

8 Dhjetor 2021, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 14:20:32

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra.

Tushe u shkarkua si kryebashkiak i Lushnjes  me vendim të qeverisë pasi u vu nën hetim nga GJKKO për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, ndërsa më 21 dhjetor do të mbahet seanca plenare në Gjykatën Kushtetuese.