U shua në moshën 89-vjeçare, mbahen homazhet për ish-kreun e Kuvendit, Servet Pëllumbi

6 Maj, 10:26 | Përditesimi: 6 Maj, 10:26

Arkmorti mbërriti në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Homazhet në nder të Pëllumbit nisën në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare. Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit.

    I.M/Shqiptarja.com