U shua në moshën 91-vjeçare, jeta dhe vepra e Margarita Xhepës

3 Prill, 16:38 | Përditesimi: 3 Prill, 16:38

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka interpretuar mbi 150 role në teatër, ku përmendim: Majlindën tek filmi ‘Majlinda’, Dafina tek ‘Lumi i vdekur’ , Filja tek ‘Cuca e maleve’ , Zonja Mëmë tek ‘Kush e solli Doruntinën’ , Nëna tek ‘Përballë vetes’etj.

Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek ‘Hamleti’, vajza e dytë tek ‘Mbreti Lir’, dado tek ‘Romeo e Xhulieta’, Mbretëresha Margaret tek ‘Rikardi III’, të Shekspirit.

r.k./Shqiptarja.com