U strehuan në Kopshtin e Fëmijëve në Vlorë 30 vjet më parë, familja Ruçaj refuzon të lirojë godinën: Bashkia të na japë shtëpi të re! Përplasen me policinë!

28 Gusht, 18:47 | Përditesimi: 28 Gusht, 18:47

Familja Ruçaj, me 5 anëtarë ka mbetur në rrugë, pasi Bashkia e Vlorës kërkon lirimin e godinës të ish-kopshtit nr 4. Ata kërkojne shtëpi të re nga Enti i Banesave, ndërsa bashkia i ka ofruar vetëm bonusin e qirasë. Pas përplasjes verbale mes familjarëve dhe policisë, u është lënë afat 1 javë për të liruar vullnetarish godinën. 

E.H/Shqiptarja.com