U thirr si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit/ Klosi: Uroj që ta marrin me forcë Sali Berishën nëse s'pranon të shkojë

23 Shtator 2020, 23:07

TIRANË- Për ish- kreun e SHISH, Fatos Klosi rinisja e gjykimit nga e para për vrasjen e Azem Hajdarit nuk do të sjellë asgjë të re për "vrasjen e shekullit" në parim. I ftuar në studion e emisionit "Repolitix" në Report Tv, Klosi tha se uron që Gjykata ta marrë me forcë Sali Berishën, nëse nuk pranon që të paraqitet si dëshmitar.