U votua elektronikisht, PS fiton 3 bashkitë e para me diferencë të madhe! Llatja në Elbasan mbi 55%, Suli mbi 60% në Kamzë, në Vorë Shera merr 75%

14 Maj 2023, 21:03 | Përditesimi: 15 Maj 2023, 00:43

Ka përfunduar numërimi në 3 Bashkitë, Elbasan, Kamëz dhe Vorë ku u votua elektronikisht. Ka përfunduar numërimi në 3 Bashkitë, Elbasan, Kamëz dhe Vorë ku u votua elektronikisht. Partia Socialiste ka fituar bindshëm të treja bashkitë.

Kandidati i PS Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçi me mbi 55% të votave. Mbeten ende pa u pasqyruar 74 kuti nga 224 gjithsej por nuk pritet të ketë ndikim në rezultat, 

LR/Shqiptarja.com