U vra nga i biri për 75 mijë euro, Enver Balla 2 vite më parë festonte ditëlindjen i lumtur me familjarët

4 Shtator, 21:23

Dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me familjarët ditëlindjen e tij të 60-të.

Askush nuk mund ta imagjinonte se sot ai do të gjendej i vdekur, i ekzekutuar nga vetë djali tij, ndërsa shikon këto pamje, ndërsa ai mban një torët në duar, surprizë nga familjarët.

Enver Balla u ekzekutua me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla dhe më pas u hodh në një pus 1 km nga vendngjarja.

Ai e denoncoi të zhdukur, ndërsa trupi i tij u gjet 20 ditë më pas. Dyshohet se Esmeraldi nuk ka vepruar i vetëm, por me të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë.

Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. 

    No videos found.