U zgjodh në krye të Shoqatës së Futbollit Tirana, Krenar Alimehmeti: Shpresoj të kenë bërë zgjedhje e duhur, sot ka fituar Futbolli

24 Janar 2022, 18:17

Krenar Alimehmeti, i cili u zgjodh në krye të Shoqatës së Futbollit Tirana, tha se ai ka ende energji për të bërë më shumë për futbolli, ndërsa shtoi se sot u bë zgjedhja e duhur dhe se ka fituar Futbolli shqiptar.

"Duke falenderuar të gjithë votuesit bëj me dije që do jap më të mirën e mundshme nga ana ime. Ndjej që kam ende forcë dhe energji për t'i dhënë edhe më shumë futbollit. Për mua kjo është një detyrë e vështirë, por e suportueshme. Do jap maksimumin jo vetëm për ata që më votuan, por për të gjithë komunitetin e futbollit Tiranës, Shpresoj të kenë bërë zgjedhje e duhur, sot ka fituar Futbolli", tha Alimehmeti.

  •