U zhvarrosën ilegalisht si ushtarë grek dhe u çuan në Greqi, rivarrosën eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë në tokën shqiptare

19 Maj 2021, 13:32

GJIROKASTËR- Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare. Përmes një ceremonie që është mbajtur larg medias, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.

Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal, pasi trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.