Udinese fut në krizë Interin, Inzaghi drejt shkarkimit si trajner

18 Shtator 2022, 18:45

Inter është në krizë. Zikaltërit kanë marrë humbjen e tretë në kampionat pas 7 javësh pasi Udinese e ka mposhtur 3-1 me përmbysje. Supergoli i Barrelas vlejti sa për statistikë pasi Udinese barazoi brenda pjesës së parë, ndërsa në të dytën realizoi edhe dy herë të tjera ndaj një Interi që dukej në gjumë letargjik.