Ujërat e zeza vërshojnë në rrugë, rrezik epidemie në Lezhë! Shkak ndërtimet e reja, bashkia: Nuk kemi gjetur zgjidhje

14 Qershor 2021, 16:39 | Përditesimi: 14 Qershor 2021, 16:39

Lagjja në afërsi të tregut në qytetin e Lezhës po përballet me një situatë të vështirë, nga vërshimi i ujërave të zeza në rrugë. Banorët janë të alarmuar nga ndotja, ndërsa bashkia e Lezhës thotë se ende nuk ka gjetur një zgjidhje për problematikën, që sipas tyre, është shkaktuar nga ndërtuesit e pallateve.

KT/Shqiptarja.com