Ukraina druan një marrëveshje dypalëshe SHBA-Rusi! Zelensky: Washington-i synon fundin e luftës para fillimit të verës

7 Shkurt, 15:50 | Përditesimi: 7 Shkurt, 15:50

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka shprehur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe që prekin Ukrainën pa pjesëmarrjen e Kievit. Moska, siç thotë, i ka paraqitur një plan bashkëpunimi ekonomik Uashingtonit me vlerë 12 trilionë dollarë. Sipas tij SHBA synon përfundimin e luftës përpara fillimit të verës, ndikuar nga zgjedhjet e mesmandatit në Nëntor.

    E.H/Shqiptarja.com