Ukraina godet brenda territorit rus, sulm në një depo nafte! Moska: Do të rëndojë bisedimet e paqes! Nis evakuimi i 2000 civilëve në Mariupol

1 Prill 2022, 15:13 | Përditesimi: 1 Prill 2022, 15:13

Tensionet rreth luftës në Ukrainë vijojnë të rriten mes Perëndimit dhe Rusisë. Komisioneri i BE-së për ekonominë, thotë se BE-ja nuk do të shantazhohet nga Moska pasi Putin kërcënoi se do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për vendet jomiqësore nëse nuk paguajnë në rubla. Ndërsa Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është nisur për në Kiev, duke u bërë kështu liderja e parë e BE-së që shkon në vendin e shkatërruar nga lufta.

r.k./Shqiptarja.com