‘Ukraina mund të bombardojë Rusinë me armë britanike’, Kremlini reagon ashpër për deklaratat e Cameron: Nxit përshkallëzimin e konfliktit

4 Maj, 17:29

Rusia reagoi ashpër ndaj deklaratave të sekretarit të jashtëm David Cameron se Ukraina mund të përdorë armët britanike brenda Rusisë për t’u vetëmbrojtur. Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dimitir Peskov këto deklarata nxisin përshkallëzimin e konfliktit. Ndërsa ministria e jashtme ruse tha se nëse Ukraina sulmon brenda Rusisë, do të marrë përgjigje.