Ukraina shtie në dorë tanket ruse, forcat e Kievit i morën pasi u braktisën nga ushtarët e Putinit

1 Mars 2022, 19:09 | Përditesimi: 1 Mars 2022, 19:09

Në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi shkatërrimin e 198 tankeve ruse, 29 avionëve dhe po aq helikopterëve rusë më 1 mars. Por ka edhe shumë automjete të braktisura dhe të marra nga forcat e Kievit. Në këto imazhe të marra në rajonin e qytetit Sumy, në veri të Kharkiv, rusët braktisën të gjitha pajisjet e tyre pranë një fshati dhe u larguan duke krijuar një magazinë të vërtetë.

  •  

KT/Shqiptarja.com