Në portin rus të Kavkaz, në rajonin jugor të Krasnodor, ka shpërthyer një zjarr ditën e sotme, pas sulmit të sotëm ukrainas në një traget plot me karburant.
Aktualisht po vlerësohen përmasat e zjarrit dhe po përcaktohet nëse ka të lënduar. Disa media ruse kanë publikuar pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes që tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga porti.
Alexey Smirnov, guvernatori i Kurskut, njoftoi se termocentrali bërthamor RBMK-1000 me katër reaktorë sovjetikë është “i qëndrueshëm”.