Ukrainë, ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus

16 Maj 2022, 22:35

Ka nisur evakuimi i ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut në Mariupol dhe të plagosurit janë transportuar me dhjetëra autobusë. Ditët e fundit, Ukraina kishte identifikuar të paktën 38 ushtarë në gjendje të rëndë, me kujdes urgjent mjekësor, të cilin vetë mjekët të burgosur në tunelet e uzinës nuk mund ta siguronin. Por gjithsej të plagosurit ishin rreth 600.

  •