Ulet me 23 % numri i mjekëve e infermierëve në zonat rurale! Dasho: Largohen për kushtet e punës, jo për pagën

16 Shkurt, 18:12 | Përditesimi i fundit: 2024-02-16 18:24:00

Emigracioni i vazhdueshëm është shoqëruar me uljen e numrit të bluzave të bardha në vendin tonë. Por më i dukshëm ky fenomen është tek shërbimi parësor shëndetësor, sidomos në zonat rurale. 

Sipas të dhënave të publikuara në vendimin e qeverisë për profilin e zgjeruar kombëtar të migracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është shënuar te mjekët e familjes.

Qeveria konfimron se pranë shërbimit parësor në zonat urbane për vitin 2022 ishin të punësuar 813 mjekë, ose 25 mjekë më pak krahasuar me një vit më parë, kur ishin të punësuar 839 mjekë, thënë ndryshe kjo shifër u ul me 3%.