Ulet numri i lindjeve, sociologia tregon faktorët që ndikojnë: Emigrimi dhe pasiguria në punësim! Çiftet e reja duan të kenë kushte kur bëjnë planifikim për familje

26 Maj 2023, 12:22

Sociologia Doralda Tanellari përmend emigrimin, pasigurinë e punësimit që ndikon në ekonomi si faktorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të lindjeve në vendin tonë. E ftuar në Report Tv tha se çiftet e reja që nuk kanë stabilitet ekonomik pasi nuk kanë siguri për qëndrimin në një pozicion pune, nuk e planifikojnë një fëmijë ose mendojnë emigrimin se mund të kenë kushte më të mira.