Ulje drastike e numrit të nxënësve në mbarë vendin! 30 mësues largohen nga puna në Fier, mbyllen 6 klasa të para në Korçë

11 Shtator 2023, 22:16

Viti i ri mësimor ka nisur me problematika në disa shkolla të vendit. Mbi 100 fëmijë në Dimal zhvillojnë mësimin në lokal, pasi shkolla e dëmtuar nga tërmeti nuk është rindërtuar. Ajo ç’ka vihet re këtë vit është rënia drastike e numrit të nxënësve në mbarë vendin! Problematikë kjo e theksuar në qarkun e Fierit, ku 30 mësues janë larguar nga puna për shkak se janë regjistruar më pak nxënës në klasat e para dhe në vitin e parë rë gjimnazit.