“ULKONJA” u kap me litarë hekuri nga poshtë!

14 Tetor 2023, 21:09 | Përditesimi i fundit: 2023-10-14 21:14:02

Është vepër e madhe, 100 ton! Kjo është një lokomotivë shumë e vjetër me avull, mjeti më modern i kohës, e vitit 1951, prodhim Made in Poland, e vetmja që ka shpëtuar nga 6 të tilla e që i kanë shkrirë, ose i kanë çuar për skrap për shumë arsye të ndryshme. Kështu që ishte e domosdoshme që të ruhej lokomotiva e vetme e fundit në vendin tonë. Fillimisht kjo Lokomotivë Avullore TKT48-02 u shërbeu udhëtarëve dhe më pas trenave të mallrave. Blendi Sukaj është një nga vëllezërit që janë marrë dhe e kanë shpëtuar Avulloren Lokomotivë TKT48-02. Ata janë Blendi, Altin dhe Rodmir Sukaj. Esencë nga Eljan Tanini, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.