Ulqinaku në Report Tv: Karantina do bëhet 5 ose 7 ditë! Përdorimi i tepërt i antibiotikut, dëmi më i madh që iu bë popullatës gjatë pandemisë

21 Janar 2022, 20:24

Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë. Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku për Report TV. Sipas tij, përdorimi i tepërt i antibiotikut gjatë pandemisë është dëmi më i madh që iu shkaktua popullatës.