Ulqinaku për Report Tv: Masat anti-COVID pothuajse s'ekzistojnë! Pa vaksinë dhe pa distancim, pandemia do zgjasë më shumë se në vendet e tjera

16 Shkurt 2022, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2022-02-16 14:33:47

Nëse do të vijohet me mos respektimin e masave anti-COVID dhe refuzimin e vaksinës, atëherë COVID-19 do të largohet nga Shqipëria, shumë më vonë se në shtetet e tjera. Ky mesazh ka qenë i qartë nga epidemiologu, Dritan Ulqinaku. Aktualisht është në fuqi ora policore dhe mbajtja e maskës në ambientet, për të cilat Ulqinaku tha se nuk po zbatohen.