Ultimatumi i Ramës, eksperti Haxhimali: Shkarkimet në bllok nuk sjellin zgjidhje, ndërhyrje në pushtetin vendor

11 Korrik, 17:04 | Përditesimi: 11 Korrik, 17:04

Lëvizjet e ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama në disa nga bashkitë e vendit duke urdhëruar dorëheqje të drejtorëve apo si sot, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtuesve të Njësive administrative të vendit, janë parë si një ndërhyrje e hapur e pushtetit ekzekutiv në pushtetin vendor, i cili përcaktohet me votë. Në një intervistë për Report TV, Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor, është kritik ndaj veprimeve të kryeministrit, ndërsa shprehet se kështu si po veprohet, bashkitë po kthehen në një zgjatim të qeverisë. 

I.M/Shqiptarja.com