Ultimatumi i Ramës një ditë më parë për lirimin e vijës bregdetare, nis aksioni në Durrës e Velipojë, i sekuestrohen çadrat e shezlonget 2 subjekteve

30 Qershor 2021, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2021-06-30 11:37:06

Ka nisur ditën e sotme në Durrë dhe Velipojë aksioni për lirimin e hapësirave publike në bregdet, të zëna në mënyrë abuzive nga subjektet. Bëhet me dije se në Durrës policia ka sekuestruar deri më tani çadrat dhe shezlonget e 2 subjekteve, të cilët nuk pranuan t'i lironin vetë hapësirat e zëna.