"Unë Mephisto', Gëte në skenën e Teatrit Eksperimental! Altin Basha: Shfaqje e veçantë dhe provokative! Ema Andrea: Fenomen me të cilin jetojmë

28 Dhjetor 2021, 16:20

Të flasësh përmes gjuhës së artit për fenomenin “Mephisto”. Ky është projekti i radhës i Teatrit Kombëtar Eksperimental, i cili në përmbyllje të sezonit artistik të fundvitit ka zgjedhur të sjellë për publikun artdashës premierën “Unë Mefisto” bazuar në veprën “Fausti” Johann Volfgang Gëte.

Në konferencën prezantuese të premierës, regjisori Altin Basha dhe producentja Ema Andrea e cilësuan projektin artistik një shfaqje provokative, për publikun ku në qendër janë artistët e rinj.