5-vjetori i tërmetit e gjen në kasolle të mbuluar me llamarina, 77-vjeçarin Vat Bregu në fshatin Torovicë të Lezhës. Banesa ku jetonte i moshuari bashkë me 4 pjesetaret e familjes u bë e pabanueshme nga lëkundjet e forta sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të. Shteti vendosi ta shembe per ti ti hapur rrugë rindërtimit, por prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar.
Vat Bregu jeton me djalin e sëmurë me epilepsi, nusen e djalit, nipin e mbesën. Pas termetit, djali me familjen u zhvendos në qytetin e Lezhës në shtëpi me qira, ndërsa i moshuari qendroi në fshat për t’u kujdesur për tokat. Ai thotë se jetesa për ta është e vështirë, pasi i biri vuan nga epilepsia dhe mbesa e sëmurë, ndaj kërkon nga shteti t'i ndërtojë shtëpinë e re