Ura e Peqinit drejt shembjes, bashkia: S'ka projekt dhe as fonde

17 Shtator 2021, 18:02

Mungesa e investimeve dhe shfrytëzimi i lumit për inerte kanë çuar në degradimin e urës së Shkumbinit. Bashkia e Peqinit, edhe pse pranon rrezikun e shembjes, thotë se nuk ka kapacitete për të hartuar projektin dhe as fonde për të investuar në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës.