Uragani Ian godet Kubën! Florida përgatitet për erëra të forta dhe përmbytje! Pamje 'apokaliptike' shkatërron gjithçka që i del përpara

28 Shtator 2022, 22:52 | Përditesimi i fundit: 2022-09-28 22:53:14

Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uragani madhor të martën, dhe la rreth 1 milion njerëz pa elektricitet. Në vazhdim, ai u drejtua drejt shtetit amerikan Florida, ku në ndërveprim me ujërat e ngrohtë të Gjirit të Meksikës pritet të shndërrohet në një furtunë me pasoja katastrofike të kategorisë 4.