Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në 8 shtete të SHBA, si pasojë e Uraganit Ida, stuhi e cila gjatë një javë ka shkaktuar dëme të mëdha. E ndërkohë që autoritetet tanimë në përballje edhe me reshjet që nuk kanë të ndalur po mundohen të pastrojnë vendi.
Disa prej viktimave u mbytën në kohën kur ujërat morën makinat e tyre, të tjerë u morën përpara nga rryma e ujit, u vranë pasi u goditën nga pemët ose u mbytën nga ujrat në bodrumet e apartamenteve. Numri i të vdekurve ishte më i larti në New Jersey, ku u raportuan të paktën 25 viktima, të paktën 16 në Neë York.















