Pasi uragani Milton goditi Floridën në SHBA, rrugët shihen nën ujë dhe shtëpitë të shkatërruara.
Në videot e publikuara nga CNN shihen rrugë të përmbytura plotësisht, me nivele uji pothuajse deri në tabelat e rrugëve.
E gjithë kjo është një valë stuhie që erdhi nga Gjiri i Meksikës, sipas meteorologut, Chad Myers.
“Erërat nga uragani e kanë shtyrë detin deri në vijën bregdetare, tha ai.
Nderkohë, në Punta Gorda, që ndodhet rreth 20 milje në veriperëndim të Fort Myers, një banor kapi në video një transformator elektrik duke shpërthyer dhe duke e lënë lagjen pa energji.
S.B/Shqiptarja.com