Urat metalike rrezikojnë jetën e banorëve në Levan, banorët për Report Tv: Duhet bërë urgjentisht

14 Shtator 2021, 20:58

Në gjendje të mjeruar dhe me hekura të amortizuara prej më shumë se 15 vitesh dy ura metalike që ndodhen në Levan të Fierit rrezikojnë jetën e banorëve. Për Report Tv banorët ankohen se deri më sot nuk është ndërhyrë për riparimin e tyre ndërsa thonë se ndihen të rrezikuar për jetën e fëmijëve të cilët shkojnë çdo ditë në shkollë.