Firmosen 15 urdhërarreste për 'Inceneratorin e Tiranës' Ekzekutohen 7 'arreste në burg', 5 ‘arrest shtëpie’, 3 në kërkim! Klodian Zoto e Mirel Mërtiri përfituan 409 milionë lekë me fatura false

9 Dhjetor 2023, 10:19 | Përditesimi i fundit: 2023-12-09 17:22:33

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur që në 2020 për Inceneratorin e Tiranës. Report Tv mëson se janë ekzekuar 7 masa 'arrest me burg', 5 'arrest shtëpie' dhe 3 janë në kërkim. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare SPAK rendit veprimet në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë vepra penale që janë kryer gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare.