Urdhri i Biden, Klosi:Bllokimi i pasurisë për zyrtarët e korruptuar, vazhdim i vendimit për Berishën

9 Qershor 2021, 22:51

Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi urdhri për shtimin e Shqipërisë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria personave të korruptuar, është vazhdim i urdhrit për shpalljen ‘non grata ‘ të Sali Berishës. Në emisionin ‘Repolitix’, Klosi tha se Berisha por dhe emrat e tjerë që do të vijnë më pas këtij urdhri është një paralajmërim i SHBA-së për këto të pandëshkueshëm dhe që ka lidhje me korrupsionin.

“Ata po thonë se situata në Ballkan me korrupsionin cenon sigurinë e rajonit por dhe të SHBA dhe  futja e Shqipërisë në këtë listë është vazhdim i asaj që u vendos për Berishën ‘non grata’. E filluan me Berishën, por do të jenë edhe të tjerë.  Ky urdhër e prek Berishën pasi ka qenë shumë i rëndësishëm në këtë vend dhe është akuzuar nga SHBA për korrupsion dhe pengesë të demokracisë. Edhe Berisha dhe ata të tjerët që do të vijnë më mbrapa janë paralajmëruar se SHBA do i ndëshkojmë në këtë mënyrë. Problemet e Ballkanit sot nuk janë të thjeshta, rajoni është shumë problematik, pasi këtu shfaqen më së shumë përplasjet  mes dy sistemeve mes perëndimit dhe asaj ruse e kineze.