Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që janë futur në listën e zezë. Në konferencën për shtyp, Meta u shpreh se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve.
"E përshëndes si vendim, Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve", tha ai.




