Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve shqiptarë, Hajdari: Tani të flasë SPAK

9 Qershor 2021, 22:59

Ndërsa konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se pas goditjes së SHBA i bëri Berishës, një nga politikanët më të fuqishëm në këto 30 vite, tani e ka radhën SPAK të flasë, një institucion i drejtësisë së re, i financuar nga vetë SHBA. “SHBA ka listën e personave dhe më pas futi dhe Shqipërinë në këtë urdhër. Ata janë shtete serioze, nuk fusin vendet kot në listë dhe më pas u thonë autoriteteve të tyre shkoni gjeni prova. Urdhri ka listën brenda dhe provat për secilin prej tyre. Lista ka numra llogarie dhe pasuri se ku i kanë personat e korruptuar. Goditën politikanin më të fuqishëm në 30 vite Sali Berishën, ndërsa emrat e tjerë do na duken gurët e radhës. Tani e ka radhën SPAK të flasë”, tha Hajdari.