Urdhri për furrat, çmimet dhe pesha e bukës të afishuara, klientët: Është nismë positive, e peshoj bukën nëse dua

15 Nëntor 2023, 16:29

Paralajmërimi për kontrolle në lidhje me çmimin dhe peshën e bukës duket se ka trembur furrat e bukës të cilat kanë nisur të zbatojnë afishimin e çmimit dhe peshës në të gjitha raftet. Report TV vëzhgoi në disa furra të kryeqytetit, ku duket se nuk ka pasur ende kontrolle, megjithatë urdhri është zbatuar.