USAID 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë e maqedonas, Yuri Kim nga Qafë Thana: Ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt

15 Korrik 2021, 16:11 | Përditesimi: 15 Korrik 2021, 16:11

E pranishme në pikën kufitare të Qafë Thanës, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Amerikës për vendin tonë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës u mbajt sot një ceremoni për bashkëpunimin rajonal, ku USAID dha 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në fjalën e saj, Kim u shpreh se ndihma e SHBA, po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt.

r.k./Shqiptarja.com