Ushtari rus: Kemi mbetur pa naftë! Shoferi ukrainas: Hajdeni t’ju shoqëroj deri në Rusi

26 Shkurt 2022, 11:13 | Përditesimi i fundit: 2022-02-26 11:17:58

Ushtria ukrainase raportoi dje se autokolona të rusëve kanë mbetur rrugëve të Ukrainës ka furnizime dhe karburant duke bërë që të kërkojnë ushqime përreth. Një lajm i tillë u shpërnda edhe në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që së fundmi po qarkullon edhe një video ku një ukrainas gjen të mbetur në rrugë një autoblind rus, i cili ka mbetur pa karburant.