Dy pronarë lokalesh në Vlorë janë proceduar penalisht pasi në lokalet e tyre dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.





















