Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të Call Center, arrestohet 38-vjeçari në Kavajë! Dy të tjerë në hetim

12 Prill 2023, 09:25

Në pranga ka rënë Adrian Rrugeja, ndërsa në hetim janë vendosur E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç. Ata kishin marrë me qira një banesë në Kavajë dhe e kishin kthyer në call center. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë sekuestruar katër kompjuterët, si edhe në ambientet e banesës është gjetur një sasi kanabisi.