Uzuni makineri golash, sulmuesi kuqezi udhëheq Granada-n në Spanjë me dygolëshin në fitoren 2-0! Në krye të listës së golashënuesve me 17 rrjeta

11 Shkurt 2023, 11:36

Myrto Uzuni është një makineri golash në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares është protagonist kryesor i skuadrës së tij Granada në Ligën e dytë. Mbrëmë Uzuni shënoi të dy golat në fitoren e Granadas ndaj Tenerifes dhe ngjitet në kuotën e 17 golave.