Vajzat e veçanta, tifoze të ‘zjarrta’ të futbollit

21 Qershor 2021, 18:04

Futbolli është cilësuar gjithmonë si një sport mashkullor, me shumë tifozë në të gjithë botën. Tashmë jemi në periudhën e kampionatit europian, ku ‘tema e ditws’  është ndeshja e rradhës mes skuadrave tw ndryshme. Djemtë janë të apasionuarit që përfshihen në të tilla biseda, por edhe vajzat duket se nuk mbeten pas. Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli” ishin të ftuara gazetarja Katerina tafa, Ida Zavalani sportiste dhe Disela Lekgegaj arbitre, të treja të apasionuara pas futbollit, nuk humbasin pa parë dhe komentuar  asnjë ndeshje. 
Sportistja Ida Zavalani u shpreh se në Shqipëri futbolli është sporti më popullor dhe që ka vëmendjen e të gjithë duke lënë në hije edhe sportet e tjera që janë të rëndësishëm: 
“Edhe kur je vet sportist e kemi vënë re, sepse me albitrimin e voloejbollit, ndryshe nga futbolli sigurisht që prezenca e albitreve femra është më e dukshme, duke qenë se në Shqipëri ndahen basketbolli dhe futbolli janë për cuna ndërsa vojebnolli për goca,sigurisht këto janë terma që përdorin njerëzit sepse po të shikojmë rezultatet apo pjesëmarrjen le pak për të dëshiruar tek grupmoshat e meshkujve në vojeboll që nuk para ka ndonjë aktivizim shumë të madh. Futbolli është një sport më popullorë që ka vëmendjen maksimale në të gjithë botën” tha ajo. 
Ndërsa gazetarja Katerina Tafa u shpreh se dhe audienca është gjithmonë në kërkim të një informacioni më tepër për futbollin:
Duke qenë se shqiptarët dhe jo vetëm, një pjesë e madhe e europës është e edukuar kryesisht me futboll është pikërisht lloji I lajmit që ata kërkojnë dhe ti do ndikohesh nga ata, dhe do ti japësh lajmin që kërkojnë më shumë. Edhe pse duhet të informosh me sported e tjera por që në vetvete pjesa më e madhe e Europës është e edukuar  me futboll. 
Megjithatë për arbitren Disela Lekgegaj ka disa faktorë që ndikojnë që futbolli të jetë kaq i pëlqyer dhe i komentuar: 
Janë edhe rezulatet që japin shikueshmërinë e një sporti sepse më përpara volejbolli ishte shumë I zhvilluar, mbaj mend sepse jam nga Rrësheni dhe mbaj mend që pallati I sporteve ishte shumë plotë dikur me shumë tifoza. mendoj që është me periudha, sot janë shumë plot stadiumet që po e lejojnë edhe nga pandemia ndërkohë që më para ishte pjesa e volejbollit që ndiqej më shumë: përfundoi ajo.