Vakancat në sistemin e drejtësisë, Report Tv zbardh propozimin e KLP: Magjistratura të jetë 2 vite, anëtarët jo prokurorë të bëhen gjyqtarë apeli

26 Shtator 2022, 13:23

Shkurtimi i viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat  por edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese janë propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të krijuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave në sistemin tonë të drejtësisë.