Vaksinë, tampon ose test serologjik, 3 kushte të reja në kufi! Radhë kilometrike nga Kosova drejt vendit tonë, dhjetëra të kthyer nga Qafë-Thana! Rinasi vendos karantinim për 20 shqiptarë

6 Shtator 2021, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2021-09-06 17:53:12

Ditën e sotme Shqipëria vendos kushte anti-COVID në kufi. Këto rregulla të reja janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Një nga kushtet që duhen plotësuar janë: të kesh pasaportën e vaksinimit, provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2 ose testin PCR. Në rast të mosplotësimit të asnjërit nga kushtet, qytetarët rezidentë në Shqipëri duhet të vetizolohen për 10 ditë.