Vaksinimi i detyrueshëm për të marrë pjesë në auditore, 'Magjistratura' institucioni i parë që vë kusht vaksinën: Kush nuk e ka bërë mësim online

13 Gusht 2021, 11:22 | Përditesimi: 13 Gusht 2021, 13:09

Shkolla e Magjistraturës bëhet institucioni i parë që e vendos zyrtarisht vaksinimin si kusht për të gjithë studentët apo kandidatët për magjistratë që duan të jenë në auditoret në vitin e ardhshëm akademik.

"Njoftohen te gjithë kandidatet për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), që për të siguruar mbarëvajtjen e programit të trajnimit fillestar përmes mësimit në auditor, te marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-COVID. Çdo kandidat te depozitoje elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 e në vijim.  Ju kujtojmë qe muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç", thuhet në njoftimin e Shkollës së Magjistraturës.

KT/Shqiptarja.com