Vaksinimi kundër COVID-19/ Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve të rritur

5 Maj, 13:48

Më 4 Korrik 70% e amerikanëve, do të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID deklaroi në një konferencë për median presidenti Joe Biden.

Objektivi i ri, i cili gjithashtu përfshin vaksinimin plotësisht të 160 milionë të rriturve deri në Ditën e Pavarësisë, vjen ndërsa kërkesa për vaksina ka rënë dukshëm në të gjithë vendin, madje disa shtete nuk kanë bërë porosi për më shumë se gjysmën e dozave që duhet të merrnin.

Synimi ynë deri më 4 korrik është të kemi 70% të amerikanëve të rritur të vaksinuar të paktën njëherë dhe 160 milionë amerikanë të vaksinuar plotësisht. Kjo do të thotë t’i afrohemi kuotës së 100 milionë vaksinimeve, disa për herë të parë dhe disa për herë të dytë, brenda 60 ditëve”, u shpreh Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu po harton plane për të nisur vaksinimet në grup moshën 12-15 vjeç. Presidenti Biden po i "sfidon" shtetet për të administruar të paktën një dozë në këtë grupmoshë deri në 4 korrik, me qëllim që sa më shumë adoleshentë të jenë vaksinuar plotësisht deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, por theksoi se në asnjë rast ata nuk do të ndijkojnë mbi vendimin e FDA. Edhe pse të rinjtë janë në rrezik më të ulët për komplikacione serioze nga COVID-19, ata përbëjnë tani pjesën më të madhe të rasteve me viruse të reja.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha