Varhelyi mbërrin me maskë te Pallati i Brigadave, Rama i kërkon ta heqë...reagimi i tij

10 Qershor 2021, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2021-06-10 11:35:03

Prej 1 qershorit, maska nuk është e detyrueshme në Shqipëri dhe këtë ia ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ky i fundit ka mbërritur me maskë në Pallatin e Brigadave, por Rama i ka thënë që ta heqë. Varhelyi nuk e ka menduar dy herë dhe e ka hequr.