Varhelyi: Miku nuk vjen "duarbosh", në shtator hapim pranimet për Kolegjin Evropian në Tiranë! Sinjali për anëtarësimi i Shqipërisë në BE është afër

16 Mars 2023, 14:07

Komisionri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi është shprehur se shumë shpejt do të ketë një kapmus evropian në Tiranë. Kjo sipas tij  është një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë e cila përket në BE.

‘ Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë, Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër. Jam krenar të deklaroj se do të nisim procesin e pranimeve qysh në shtator të këtij viti. Ne kemi nevojë për kolegjin dhe do të ofrojmë financimin për të. Në gjysmën  e dytë të këtij viti do të kemi zhvillime të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- tha Oliver Varhelyi. 

Kujtojmë se Rama e kishte parlamëruar krijimin e këtij korupusi i cili do të mundësojë studimet në Shqipëri njëlloj si në Evropë për të rinjtë.