Varianti i ri i COVID alarmon edhe më shumë botën, njoftohet takim i jashtëzakonshëm i G7-s! OBSH paralajmëron: Vendet të marrin masa

29 Nëntor 2021, 14:55

Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë.  Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.